Van Dijk ”hero”, Liverpuli shënon fitore ndaj Atletiko Madridit në ”frymën e fundit”

Liverpuli e ka fituar ”dramën” ndaj Atletiko Madridit, në ndeshjen e parë sezonale të Champions League.
Një dramë e madhe u zhvillua në ”Anfield”, ku skuadra e Arne Slot shënoi fitore në ”frymën e fundit”, me rezultat 3-2.
Gjashtëherë kampioni i Evropës e nisi fuqishëm ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat e para.
Andrew Robertson hapi serin e golave, në minutën e 4-të, derisa pas dy minutave Mohamed Salah dyfishoi rezultatin.
Skuadra e Diego Simeones nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin.
Marcos Alonso shënoi në minutën 45+3, për të ngushtuar rezultatin. Mbrojtësi spanjoll nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e barazimit, në minutën e 81-të.
”Dramë” e madhe u zhvillua në minutat e fundit në ”Anfield”, ku kapiteni i Liverpulit, Virgil Van Dijk morri epitetin e heroit, pasi shënoi golin e fitores në 90+2.
Komente